Gloria Delgado Inglada

Gloria Delgado Inglada

Gloria ka lindur në Madrid, Spanjë, qytet që ajo e adhuron. Ka ikur në Meksikë në 2004 për të studiuar astronomi dhe që atëhere jeton në këtë vend, fillimisht në Puebla dhe tani në Mexico. Kërkimet e saj zhvillohen kryesisht mbi mjegullnajat e jonizuara. Për këtë arsye ajo mund të studiojë prodhimin e elementeve kimike dhe evolucionin e tyre në galaksi. Glorias i pëlqen të lexojë dhe të shkruajë, të udhëtojë, ecë dhe të luajë me orë me qenin e saj Anequi. Ajo i kushton shumë kohë përhapjes së shkencës, merr pjesë në podkaste, boton buletinin "El Búho azul" (Bufi blu) dhe shkruan artikuj për popullarizimin e shkencës.